Drejtësia

Sulmi me molotovë, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 4 protestuesit e opozitës

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia këtë të martë protestuesit e arrestuar për protestën opozitare të së shtunës së kaluar.

Kështu, ndaj protestuesve L.M., R.D., D.R., si dhe S.R., u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dy herë në muaj.

Protestuesit ishin arrestuar me dyshimin se kanë hedhur molotov dhe lëndë piroteknike në drejtim të Vilës 31, e njohur si vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, në momentin kur brenda saj kishte vizitorë të huaj, duke rrezikuar jetën e tyre.

Po ashtu ata dyshohen se kanë hedhur molotov dhe lëndë piroteknike edhe në drejtim të punonjësve të policisë, gjatë protestës së të shtunës, të thirrur nga PD.

 Si pasojë u shkaktuan dëmtime në këtë godinë, si dhe u dëmtuan 32 kosha mbeturinash të vendosura nga Bashkia Tiranë. 

Të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, mes tyre “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë