Drejtësia

Caktohet seanca, gjyqi për dosjen ‘Veliaj’ nis më 9 mars

Gazeta Si – Caktohet data e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erjon Veliaj dhe seanca e parë do të mbahet më datë 9 mars ora 9:30.

Më herët, është caktuar treshja gjyqësore me Engjëllushe Tahirin relatore dhe anëtare Alma Kondraliu e Rudina Palloi.

Gjykata e Posaçme kaloi më 9 shkurt për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.

Kryebashkiaku u vu në pranga më 10 shkurt të vitit 2025, i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa në dosje është e përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë