Drejtësia

Hidhet shorti për trupën gjykuese në GJKKO për dosjen ‘Veliaj’

Gazeta Si – Hidhet shorti për trupën që do të gjykojë dosjen në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.

Kryesuese e trupës do të jetë Engjëllushe Tahiri, ndërsa anëtare janë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloi.

Gjykata e Posaçme kaloi më 9 shkurt për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.

Kryebashkiaku u vu në pranga më 10 shkurt të vitit 2025, i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa në dosje është e përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë