Gazeta Si – SPAK ka kërkuar dënimin me 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj, lidhur me dosjen “Metamorfoza”.
Biznesmeni Gjoka, akuzohet për akuzohet për “vrasje me paramendim” të Gjin Ndoj (Boriçit), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës.
SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për “korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ndërkohë, ish-zyrtari i policisë, Ardit Hasanbegaj, akuzohet për “sigurim i kushteve për vrasje të Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit”.
SPAK thotë se ata u ndihmuan edhe nga ish-shefi i krimeve në Shkodër, Hasanbegaj, që u jepte informacione.
Teksa hetimet treguan edhe se Pëllumb Gjoka e Behar Bajri kishin korruptuar ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-shefin e forcave operacionale Oltion Bistri.
Në nëntor 2025, 3 prej të akuzuarve të “Metamorfozës” u dënuan me 21.6 vite burg, falë edhe gjykimit të shkurtuar që kanë përfituar sipas ligjit, ndërsa për ish-shefin e forcave operacionale, Oltion Bistri, masa u shua dhe u urdhërua lirimi i menjëhershëm nga qelia.
Edhe ish-Prokurrori i Kukësit, Xhevahir Lita u lirua menjëherë në sallën e gjyqqit, pasi kishte shlyer dënimin e plotë.
Zbardhja e dosjes u bë mbi bazën e komunikimeve të siguruara nga aplikacioni SKY ECC, përdorim i të cilave është kundërshtuar nga disa prej avokatëve të të pandehurve, të cilët pretendojnë se provat janë marrë në mënyrë të paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje