Gazeta Si – Tetiana Khimion, 47 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, punonte si mësuese vallëzimi në sallën e ballove në Sloviansk, rajoni i Donjeckut, kur Rusia pushtoi Ukrainën katër vjet më parë.
Shpërthimi i luftës e detyroi të braktiste karrierën e saj në vallëzim dhe vendosi të bëhej snajpere në ushtrinë ukrainase për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit të saj.
“Kur shëtisnim me fëmijët në park, ndonjëherë qëlloja në një poligon të vogël qitjeje atje. Arrita të godisja në shenjë dhe madje të fitoja çmime të vogla. Kështu që mendova: ndoshta mund ta bëj këtë”, tha ajo.
Khimion kishte praktikuar vallëzim në sallën e ballove që nga mosha gjashtë vjeçe, duke u bërë gjyqtare ndërkombëtare dhe duke u dhënë mësim fëmijëve në shkollën e saj.
“Ditët e mia ishin shumë të ngarkuara. Udhëtonim jashtë vendit për gara dhe përfaqësonim Ukrainën në ngjarje ndërkombëtare. Çdo javë shkonim në një qytet të ri, duke zbuluar Europën dhe Kinën. Ishte shumë intensive, por, siç thonë, në atë kohë më dukej vërtet si rutinë”, – kujton ajo.
Por në mëngjesin e 24 shkurtit 2022, gjithçka ndryshoi: që nga ai moment, Tetiana e kuptoi se nuk mund të vazhdonte më të vallëzonte dhe iu desh të rekrutohej.
Më pas, ajo u stërvit në Evropë dhe shërbeu në njësi të ndryshme përpara se të arrinte në një pozicion luftimi si snajpere.

Tatiana vazhdon punën e saj të re me disiplinën që i ka mësuar sporti, por – pranon ajo – lufta e ka ndryshuar.
“Jam bërë një person krejtësisht tjetër. Ndihem sikur i kam përjetuar tashmë të gjitha emocionet, ndjesitë dhe momentet më të mira. Jo sepse nuk dua të jetoj më, jo, dua të vazhdoj të jetoj. Dua të shkoj në male, të notoj në oqean. Por e kuptoj se nuk do të jem më kurrë në gjendje të ndiej të njëjtat emocione, sepse i kam përjetuar tashmë ato më të fortat”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje