Lajme

Rama mbron ministrat e rinj: Njësoj si unë që erdha nga rruga

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka mbrojtur ndryshimet në qeveri, sa i përket faktin se pjesa më e madhe prej tyre janë teknikë, të paardhur nga radhët e PS-së.

“Më kujtohet mirë që edhe kur krijuam kabinetin e parë u kritikova dhe për disa vite ministrat që u larguan së fundmi konsideroheshin si teknikë. Unë vetë që më shikoni këtu jam fryt i asaj mënyrë të të qenit në PS dhe i këtij raporti të PS me të gjithë shoqërinë dhe atë pjesë të shoqërisë që të jetë pranë por nuk është e anëtarësuar, kur u bëra Ministër Kulture nuk isha anëtar i familjes socialiste, isha i “marrë nga rruga”. Kjo është një traditë shumë pozitive, jam shumë krenar që e kam thelluar dhe sa kohë që do jem në detyrë do ta thelloj. Kam shumë besim që puna do të tregojë dobinë e gjithë këtyre zgjedhjeve dhe padiskutim në çdo rast këshilltarët publikë do të bëjnë detyrën e tyre, po të ishin politikë do të thoshin ku i ka njerëzit e ndryshimit, apo ata pa parti, ndërkohë që ju sigurisht që të gjitha ata që janë zgjedhur për qeverinë e re janë njerëz që jo vetëm kanë kapacitet e tyre të padiskutueshme por kanë një sens përkatësie ndaj vizionit, programit dhe mënyrës së të qenit socialistë pavarësisht nëse kanë apo jo kartë anëtarësimi në PS”- deklaroi Rama. Kështu ai hodhi debatin për ministrat teknik dhe politik në lidhje me përfaqesimin ne qeveri. Më tej ai siguroi që “të gjithë ata që janë zgjedhur për qeverinë e re janë njerëz që jo vetëm kanë kapacitetet e tyre të padiskutueshme, por kanë një një sens përkatësie ndaj vizionit dhe programit për mënyrën e së qenurit në PS, pavarësisht nëse janë ose jo në PS. Gjithmonë jam i prirur drejt zgjedhjes si shqiptarë të mirë”.
Kreun e Ekzekutivit të zgjedhuri si ministra kanë eksperiencë në administratë dhe ata nuk janë si në vitin 2013, ku PS-ja erdhi në pushtet kur ishte ishte në opozitë.

Ai u përgjigj edhe pyetjes së zgjedhjes së Erion Braçes në postin e zv.kryeministrit, i cili kohët ka qenë edhe kundërshtar i paketës fiskale dhe buxhetit.
“Për sa i përket Erion Braçes, besoj që gjithë sa thatë ju tregon të kundërtën e asaj që thatë ju dhe propagandohet nga shumëkush që unë jam person që dëshiroj të rrethohem vetëm nga njerëz që janë dakord me mua. Me debatet tona të brendshme në kryeministri. Është një e njëqinda sepse ne jemi një familje që diskuton dhe kundërshtohemi me njëri-tjetrin. E bëjmë dallimin midis qëllimit të përbashkët. Me Erion Braçen na bashkon vizioni por në momente kemi kundërshtime. Dua t’u them gjithë atyre që më kanë kërkuar arsye dhe argumente për ta goditur, se Erion Braçes i merrni të keqes të gjithë. Për ju, Erion Braçe rron 2 mijë vjet, unë një mijë”, theksoi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë