Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë 18 protestuesit e PD, të cilët policia i kishte identifikuar si pjesë e “grupit të zjarrit” përgjegjës për aktet e dhunës gjatë tubimeve dhe përdorimin e shisheve Molotov.
Fillimisht ndaj tyre ishte caktuar masa “arrest me burg”, por pas rreth 72 orësh në qeli, togat e zeza vendosën t’i lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, pas protestës së 20 Shkurtit, materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për deputetin Klevis Balliu, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Në total, lista përfshin 18 protestues, përfshirë tre të mitur. Protestuesit akuzohen për vepra penale që lidhen me mosbindje ndaj urdhrit të policisë, si dhe përdorim të mjeteve piroteknike.
Pprotesta e 20 shkurtit, u mbajt fillimisht përpara kryeministrisë dhe më pas kaloi përpara Kuvendit, ku policia pëdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila kishte hedhur shishe me molotv.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje