Gazeta Si – Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga paraburgimi 7 të mitur të arrestuar pas protestës opozitare të 10 shkurtit, e cila kulmoi me hedhje molotovësh dhe mjetesh piroteknike ndaj kryeministrisë dhe Kuvendit.
Ndaj të miturve u caktua masa e “detyrimit për paraqitje”, një herë në muaj. Ndaj tyre pati akuza për hedhje molotovësh në protestën e PD ku pati disa efektivë të lënduar. Pas vendimit për caktimin e masës së detyrimit, të miturit do të lirohen nga ambientet ku po mbahen.
Të pranishëm në gjykatë kanë qenë edhe disa deputetë të PD, të cilët pretenduan se të arrestuarit ishin dhunuar nga ana e policisë duke iu referuar edhe pamjeve të publikuara në media ku protestuesit shiheshin teksa merreshin zvarrë.
Katër protestuesit e moshës 17-vjeç, akuzohen për “goditje për shkak të detyrës”, “plagosje të rëndë me dashje”, “prishje të qetësisë publike”, “shkatërrim prone” dhe “kundërshtim të punonjësve të rendit”.
Në total, pas protestës së 10 shkurtit, u vunë në pranga 22 persona. 19 efektivë përfunduan në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Nën hetim për këtë tubim janë vendosur edhe pesë anëtarë të Partisë Demokratike, Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, si dhe katër deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



