Gjykata e Posaçme ka dënuar 5 sirianët dhe 2 algjerianët të cilët më 25 maj 2023, hapën zjarr ndaj policisë në Morinë.
Ata ishin pjesë e dy grupeve të trafikimit të klandestinëve që vepronin në Shqipëri e Kosovë.
Sirianët dhe algjerianët u akuzuan për organizim të trafikut të emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Europian, si dhe për tentativën e vrasjes së pesë punonjësve të policisë.
Të dënuarit janë:
Ayoub Bahhoo i dënuar me 35 vjet burgim.
Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan, i dënuar me 35 vjet burgim.
Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi – 8 vjet burgim.
Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman – 35 vjet burgim.
Muhammed Nasir alias Nouh Graie – 12 vjet burgim.
Nagid Alabdalah alias Abu Gira – 8 vjet burgim.
Një pjesë e tyre rezultojnë se kanë jetuar në Shqipëri të paktën nga viti 2019, janë kapur disa herë me emigrantë të tjerë në territorin shqiptar, duke u hequr edhe ata si emigrantë.
Pasi janë dërguar në kampe, janë larguar nga aty, duke pasur edhe urdhra largimi nga territori shqiptar.
Në 2023, kanë jetuar mes Morinës dhe Kosovës, duke hyrë dhe dalë në mënyrë të paligjshme, kanë mbajtur armë, kanë bashkëpunuar me shqiptarë, kosovarë dhe të tjerë të huaj duke organizuar dhënie ndihme për kalim të paligjshëm në disa raste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



