Gazeta Si – Një vlerë rreth 200.000 mijë euro në pronësi të dy personave janë sekuesteruar nga policia dhe Prokuroria e Tiranës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Burimi”, u sekuestrua 1 apartament dhe 1 garazh në Selitë dhe Selitë të Vogël, me vlerë rreth 200 000 euro, në pronësi të dy personave të dënuar për trafikim narkotikësh.
Bëhet fjalë për Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike dhe Gjino (Shkëlqim Lleshaj, 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.
Në 17 tetor 2015, Braçaj u arrestua si pjesë e një grupi kriminal të akuzuar për trafikimin e 700 kg kanabis në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Ai dyshohej se transportonte drogë nga Kruja drejt laboratorit në Durrës, i cili u zbulua nga një aksion i përbashkët me Policinë e Tiranës, Shkodrës dhe ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



