Gazeta Si – Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku qëndroi rreth 3 orë.
Pasi doli, ai deklaroi për gazetarët se “dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, pa zbuluar më shumë.
Kjo është hera e parë që ai thirret në organin e akuzës, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja. Më herët, dega e PD në Gjirokastër ka denoncuar Golemin, duke e akuzuar për abuzime me tendera e fonde publike të bashkisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



