Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes rreth orës 22:15 në lagjen nr. 4 të Durrësit, ku një automjet me drejtues A.Xh., 26 vjeç ra nga mbikalimi i Urës së Dajlanit.
Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja 18-vjeçare. V.G., e cila nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda. Ndërsa kanë mbetur të plagosur shoferi 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë me shpejtësi dhe i dehur, si dhe dy persona që po kalonin rrugën në momentin kur makina ra nga ura.
Sipas policisë, ata të tre ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por në këtë aks rrugor mungon ndriçimi pavarësisht se është një ndër zonat kryesore të Durrësit.

Sipas burimeve paraprake, shoferi ka qenë në gjendje të dehur dhe me shpejtësi mbi 100 km në orë, në momentin e aksidentit. Ai nuk ka mundur të frenojë.
Është përplasur direkt me trafik ndarësen dhe nga aty ka fluturuar për 50 metra horizontalisht për të përfunduar te dyqani i luleve, ku ka përplasur rojen me një person tjetër. Dy këmbësorët e plagosur kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



