Gazeta Si – Prokuroria e Shkodrës sekuestruar një sërë pasurish në pronësi të shtetasit Brigeno Binoshaj dhe familjarëve të tij, pasi dyshohet se këto pasuri nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme.
Sipas hetimeve, Brigeno Binoshaj është dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
Pas verifikimeve të kryera, organi i akuzës ka konstatuar se ai dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri dhe të ardhura në shpërpjesëtim me nivelin e të ardhurave të deklaruara nga veprimtari të ligjshme, të cilat nuk arrijnë të justifikojnë burimin e tyre.
Në kuadër të këtij procedimi, janë sekuestruar disa automjete dhe mjete motorike, konkretisht një “Mercedes Benz” modeli S600L, një “Volksëagen Golf” 2.0 TDI, një “Lancia Y”, si dhe tre motoçikleta të markave “Piaggio”, “Yamaha MT09” dhe “Yamaha YP250R”.
Po ashtu, janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare në emër të Binoshajt dhe familjarëve të tij. Hetimet vijojnë për verifikimin e plotë të pasurive dhe burimeve të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




