Sociale

‘Fushata mashtruese në WhatsApp’/ Policia apel: Mos klikoni në mesazhe të dyshimta

Nga Gazeta Si- Policia e Shtetit ka paralajmëruar për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “ËhatsApp”, e cila synon marrjen e kontrollit të llogarive të përdoruesve.

Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “ËhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura, të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale, të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Tëo step verification) në aplikacionin “ËhatsApp” dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë Policisë së Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë