Lajme

Ndryshimet në Qeveri, reagimi i PD: Rama, lëvizje dëshpëruese!

Pas shpalljes publike të ministrave të rinj në kabinetin qeveritar ka ardhur menjëherë reagimi i parë i Partisë Demokratike. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se qeveria mbeti një qeveri me ministra drejtorë.
“Rama nē greminë! Largohen gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, pas Tahirit, Xhafajt, Beqaj, &co sot Rama konfirmoi qëndrimet e opozitës nē përpjekje për të shpëtuar veten. Qeveria Rama vazhdon të mbetet qeveri drejtorash, çdo ministër zbaton direktivat korruptive të tij. Për socialistët nuk vendosin forumet, por analistët, ndryshimet e sotme të paralajmëruara nga gazetaret e Ramës, në një qeveri që gjithçka është propoganda kjo e nxin dhe më shumë socialistët. Qeverisja projekt tërësisht personal dhe privat i Ramës dhe oborrtarëve. Rama për pushtet personal shet cilindo!”, shkruan në një postim deputeti demokrat Ervin Salianji.
Sipas tij, “lëvizjet dëshpëruese të Ramës me qeverinë nuk blejnē dot kohë për Ramën që sa më shumë lakmuesa pa emër dhe pa fytyrë fut në qeveri aq më shumë nxihet vetë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë