Nga Gazeta Si – Pamje e re, teknologji e re, rregulla të reja – F1 zbulon makinën e vitit 2026
Një rishikim i plotë i rregullave teknike të Formula 1 vjen me sezonin 2026, duke paralajmëruar një Epokë të re për sportin, e cila do të shfaqë garimin dhe inovacionin e Botës reale si kurrë më parë.
Skuadrat kanë shpenzuar vitet e fundit duke u përgatitur për këto ndryshime të mëdha në rregullore, ku konstruktorët ekzistues si Ferrari dhe Mercedes do të përballen me sfida të reja nga Red Bull Powertrains (në bashkëpunim me Ford), Audi dhe Honda.
Me ndryshimet e gjera që po bëhen në njësitë e fuqisë, dizajnin aerodinamik dhe elementët e sigurisë, është më e vështirë se kurrë të parashikohet renditja përpara se skuadrat të debutojnë në testet pragsezonale të vitit 2026.
Makinat do të jenë më të ngushta dhe më të lehta, ndërsa sporti do t’i thotë lamtumirë tuneleve të gjatë të “ground-effect” si edhe DRS (Drag Reduction System).
Duke hapur më shumë mundësi për rregullime teknike dhe duke e bërë më të lehtë ndjekjen e makinave rivale, rregullat e reja u japin si skuadrave ashtu edhe pilotëve shumë elementë për t’u fokusuar gjatë pushimeve dimërore dhe më tej.







Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




