Drejtësia

Vrau kolegun që e bullizonte në komisariat, mbetet në fuqi dënimi me 30 vite burg për ish-policin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga ish-polici Ludjan Zaimi për dënimin e tij me 30 vite burg nën akuzën e vrasjes së kolegut të tij, Çaush Saliasi brenda komisariatit nr.3 në Tiranë.

Zaimi ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të vrasjes me paramendim të punonjësit të policisë.

Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi më 23 maj të vitit 2022 kur Zaimi duke përdorur armën e tij të shërbimit, qëlloi për vdekje kolegun e punës i cili humbi jetën në spitalin e Traumës.

Në dëshminë e dhënë në gjykatë, Zaimi ka pretenduar se shkak për aktin e rëndë të ndërmarrë prej tij ishte bërë tallja dhe bullizimi i vazhdueshëm nga ana e viktimës, Saliasi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë