Gazeta Si –Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për 16 persona të cilët shisnin drogë tek të rinjtë në qytetin e Sarandës dhe të Delvinës.
Tre prej tyre janë në gjyq për veprën penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt pasi kanë qenë nën efektin e drogës kur janë ndaluar.
Ndërsa të tjerët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërndarë drogë tek moshat e reja në zona të ndryshme të dy qyteteve.
16 të pandehurit:
J.I., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
M.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
P.B., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
E.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
M.D., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer më shumë se një herë;
O.A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
F.A., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
Xh.M., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
S.M., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
D.Q., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” më shumë se një herë dhe në bashkëpunim;
E.T., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, kryer më shumë se një herë;
A.C., për kryerjen e vepres “Prodhim dhe shitje narkotikësh” në formën e shitjes dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”
E.D., për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh’, në formën e mbajtjes
V.K., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’
E.A., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’
A.Ç., për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mnëyrë të parregullt’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




