Lajme

Atentati në Laprakë, publikohet emri i autorit të vrasjes

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe ai është një 19-vjeçar tashmë në kërkim. Mësohet se uniformat blu po kryejnë kërkime për të gjetur shtetasin Robert P., i datëlindjes 1999 dhe deri më tani kanë kontrolluar banesën e prindërve, por edhe të afërmeve të tij.

Policia dyshon se 19-vjeçari kishte ngacmuar adolshenten dhe i dashuri i saj e ka goditur. Robert P., në shenjë hakmarrje ka qëlluar me armë çiftin që lëviznin me një mjet tip ‘Benz’. Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Krimi i rëndë ndodhi të mërkurën rreth orës 18:17 në Laprakë. Çifti, në një lidhje prej pak javësh, ishte në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë