Briselda Gjikola, adoleshentja që humbi jetën të enjten në Laprakë, kish vetëm pak kohë që kishte krijuar një lidhje dashurie me Erion Bengën, i cili mori plumb në shpatull dhe qafë nga atentatori. Policia dyshon se pikërisht djali 23-vjeçar ishte objektivi i sulmit me armë, për shkak të së shkuarës së tij të errët në botën e krimit.
Briselda Gjikola studionte në gjimnazin “Aleks Buda” në kryeqytet, në vitin e dytë. Ajo ka pasur një jetë plot me sfida dhe fatkeqësi, ku me fatalja ndodhi kur u qëllua për vdekje.
Sipas ‘Balkanweb’, Briselda ishte vetëm 14 vjeçe kur humbi nënën e saj . Pas kësaj shuplake jeta e goditi edhe më fort kur i ati u martua sërish dhe u largua drejt Italisë duke e braktisur atë së bashku me vëllain e saj binjak dhe motrën më të vogël.
Briselda u dashurua me Erion Bengën, i cili kishte rekorde të mëparshme kriminale. Ai dy vite më parë ishte arrestuar se kishte shantazhuar një vajzë afërsisht në moshën e Briseldës, me një video intime.
Vëllai i adoleshentes, kur postoi në rrjetet sociale, foton e tij bashkë me motrën, shkruajti se rrjetet sociale se Brisilda ishte gjithçka për të ndaj pas gjithë humbjeve në jetë, nuk e kishte pritur një tjetër humbje kaq të madhe.

“Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht.R.I.P”, shkruan i vëllai i 17-vjeçares.
Policia dyshon se autori i krimit dhe i plagosuri Erjon Benga, janë konfliktuar para se të ndodhte vrasja e vajzës.
Burime nga policia thanë autori i dyshuar është një 19-vjeçar nga Puka. Ai ka ngacmuar Briseldën, pasi më parë me të dashurin e saj Erjonin kanë patur një konflikt. Adoleshenti nga Puka ndodhej në lokal së bashku me një shok, kur nisi sherri.
Duke zbardhur dinamikën e ngjarjes policia dyshon se teksa Benga dhe 17-vjeçarja janë larguar nga lokali, i dyshuari i ka ndjekur pas.
Sapo dy të rinjtë kanë hipur në makinë , ai ka hapur zjarr. Policia e njeh autorin por 19-vjeçari i ka humbur asaj që prej të enjtes ndaj e ka shpallur në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




