Gazeta Si – Ka nisur seanca gjyqësore në Elbasan për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj Nevzat Spahos, të riut që akuzohet si ekzekutor i biznesmenit Edmond Hyka alias Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit.
Mësohet se për seancën që do të mbahet me dyer të mbyllura janë marrë masa të rrepta sigurie.
Ditën e djeshme u la në burg Xhino Ago, ish-oraku i biznesmenit të vrarë nën akuzë për bashkëpunim me autorët që kanë qenë në total 3 persona si dhe Kujtim Pisha, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja, pasi nuk dha detaje duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Në kërkim për ekzekutimin e 43 vjeçarit janë edhe Marsel Arani e Armando Kola.
Mondi Mëhalla u ekzekutua me dy plumba në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë.
Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi.
Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën “Beretta”, të përdorur në krim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



