Nga Gazeta Si – Në prag të një gare vendimtare për titullin në Abu Dhabi, hedhim një vështrim në sezonin e pretendentëve nëpërmjet statistikave.
Pas një sezoni të mbushur me oshilacione dhe surpriza, beteja treshe për titullin do të vendoset më në fund në Finalen e kësaj fundjave në Abu Dhabi.
Lando Norris mbetet në krye të renditjes, por vendimi i McLaren për ta mbajtur atë dhe Oscar Piastri-n në pistë gjatë “Safety Car” në Çmimin e Madh të Katarit – rezultoi i gabuar për të dy, duke lejuar Max Verstappen të marrë fitoren dhe në këtë proces, të parakalojë Piastri-n në vendin e dytë në kampionat.
Hendeku mes Norris dhe Verstappen tani është vetëm 12 pikë para garës Finale të këtij kalendari me 24 gara, ndërsa Piastri është gjithashtu vetëm 16 pikë larg kryesuesit — por cili do të largohet nga cirkuiti i Yas Marina-s me më shumë pikë dhe me titullin e Kampionit?
Në prag të një fundjave vendimtare, ne kemi hedhur një vështrim në mënyrën se si krahasohen sezonet e secilit prej pretendentëve për titull kampion, përmes atyre numrave që bëjnë diferencën…
Fitore
Norris – 7
Verstappen – 7
Piastri – 7
Fitore në Sprint
Norris – 2
Verstappen – 2
Piastri – 1
Pole position
Norris – 7
Verstappen – 7
Piastri – 6
Podiume
Norris – 17
Verstappen – 14
Piastri – 15
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



