Gazeta Si – Nëse Vladimir Putin do të arrinte përfundimisht objektivat e tij politike dhe ushtarake në Ukrainë, nëse jo të gjitha, madje vetëm ato kryesoret, kjo do të ishte një tragjedi e vërtetë për Evropën dhe demokracitë perëndimore në përgjithësi.
Historiani Timothy Snider e argumenton këtë në një koment të publikuar gjithashtu nga media “Ukrainska Pravda”, në të cilin ai rendit 6 probleme kryesore që identifikon në 28 pikat e draft-marrëveshjes së fundit të arritur nga Donald Trump dhe që tani është në diskutim në Kiev, Moskë dhe BE.
1)Rreziku i konfliktit bërthamor do të rritej. Nëse Kievi do të detyrohej të pranonte 28 pikat, kjo do të ishte një disfatë për Ukrainën. Pjesa tjetër e botës do të intensifikonte programet e saj bërthamore si mjeti i vetëm i parandalimit.
2)Parimi se kufijtë kombëtarë janë të shkelshëm do të triumfonte. Në këtë pikë, pushtimet dhe agresioni rrezikojnë të bëhen normë, jo më përjashtim.
3)Dorëzimi ndaj Kremlinit rrezikon stabilitetin dhe paqen rajonale. Pasi Ukraina të sigurohet, Putini do të jetë i motivuar të vazhdojë luftën në Evropë.
4)Pa garanci reale sigurie, të përforcuara nga planet për ndërhyrje të drejtpërdrejtë, Ukraina do të jetë më e dobët dhe më e ekspozuar se kurrë. E vetmja pengesë konkrete mbetet anëtarësimi i saj i plotë në NATO.
5)Prioriteti i fantazive imperiale të Putinit në kurriz të iniciativave demokratike të Ukrainës, do të rrezikojë fazën e rindërtimit. Paqja e vërtetë do të thotë që Ukraina ruan sovranitetin dhe aftësinë e saj reale për të mbrojtur veten.
6)Ukrainasit, viktimat e agresionit, janë të margjinalizuar në fazën vendimtare të negociatave të paqes, të cilat po i kalojnë ata dhe po shfaqen gjithnjë e më shumë si një diktat i bashkërenduar midis Moskës dhe Uashingtonit.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



