Motosport

Verstappen fiton “Qatar GP” dhe shtyn titullin në Abu Dhabi

Nga Gazeta Si – Vetëm 12 pikë ndajnë Max Verstappen dhe Lando Norris në luftën për titull pas fitores së pilotit të Red Bull në Katar.

Max Verstappen arriti një sukses të rëndësishëm në Çmimin e Madh të Katarit përpara Oscar Piastrit.

Beteja për kampionatin zhvendoset në raundin e fundit, pasi Lando Norris përfundoi në vendin e 4.

Fitorja e Verstappen erdhi si pasojë e strategjisë alternative të McLaren që u diktua nga një “Safety Car” i hershëm dhe nga kufizimi i detyruar prej 25 xhirosh për çdo set të gomave Pirelli.

Piloti i Red Bull kaloi Norris në kthesën e parë dhe ndoqi Piastrin në xhirot e para.

Një kontakt mes Nico Hulkenberg dhe Pierre Gasly disa xhiro më vonë në kthesën e 1-rë e përmbysi krejtësisht garën.

Ndërsa të gjithë pilotët u futën në bokse për të kryer të parin nga dy ndërrimet e detyrueshme, si Piastri ashtu edhe Norris qëndruan në pistë, çka në fund i la pas Verstappen në renditjen përfundimtare.

Piastri u rikthye në vendin e 2 pas ndalesës së fundit por Norris nuk arriti të kalonte Carlos Sainz dhe Kimi Antonelli-n pas daljes nga “pit-stop”.

Ai parakaloi Antonelli-n në xhiron parafundit pasi gabimit nga piloti i Mercedes.

Kjo bëri që avantazhi prej 22 pikësh para garës të reduktohej në vetëm 12 pikë ndaj Verstappen, ndërsa Piastri është 16 pikë përpara garës së fundit.

Sainz siguroi podiumin e tij të 2 të sezonit për Williams, ndërsa Antonelli bëri që Mercedes t’i afrohej vendit të 2 në Kampionatin e Konstruktorëve me vendin e 5 në Katar.

Pas Antonelli-t, Isack Hadjar (Racing Bulls) ishte pranë vendit të 6 përpara se të pësonte një shpim të gomës së majtë përpara 3 xhirove nga fundi.

Top-10 u plotësua nga Fernando Alonso (Aston Martin), Charles Leclerc (Ferrari), Racing Bulls i dytë i Liam Lawson dhe Yuki Tsunoda (Red Bull).

Alex Albon (Williams) u rendit i 11-ti, përpara Lewis Hamilton (Ferrari), Gabriel Bortoleto (Kick Sauber) dhe Franco Colapinto (Alpine).

Esteban Ocon përfundoi i 15-ti, pasi piloti i Haas mori një penalizim prej 5” për nisje të parakohshme duke përfunduar para Gasly.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë