Motosport

Piastri dominon në Katar, pas ‘Sprint-it edhe ‘pole position’

Nga Gazeta Si – Oscar Piastri vendos “pole position” në Katar: piloti australian mbylli në mënyrën më të mirë një të shtunë të rëndësishme për titullin.

Nesër do të niset përpara Norris dhe Verstappen. Vetëm i 10-ti Charles Leclerc.

Norris mori kryesimin pas xhirove të para në sesionin e 3 në “Lusail International Circuit”, por pas një ndalese të shkurtër për heqjen e mbetjeve nga pista, lideri i Klasifikimit të Pilotëve doli jashtë në kthesën 2 dhe mbylli Provat e tij.

Kjo i dha mundësi Piastrit, australiani regjistroi një kohë prej 1’19”387 vetëm 0.108 sekonda përpara Norris.

Britaniku i Mclaren kërkon fitore në garën e së dielës që do t’i siguronte titullin e parë në Formula 1.

Verstappen ishte pak më shumë se një të dhjetën e sekondës pas dhe duhet të renditet përpara Norris për t’i dhënë vetes një shans për titull deri në garën e fundit, në Abu Dhabi.

Top-10 u plotësua nga Mercedes i George Russell dhe Kimi Antonellit, Williams i Carlos Sainz, Fernando Alonso ( Aston Martin), Pierre Gasly (Alpine) dhe Ferrari i Charles Leclerc.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë