Nga Gazeta Si – Kur duhet edhe një garë nga fundi i këtij sezoni, “FIA” dhe “Promotori i WRC” konfirmuan kalendarin e “WRC 2026”, me 14 gara në 4 kontinente.
Sezoni nis me “Rallye Monte-Carlo” nga 22 – 25 Janar, ku ekipet përballen me rrugët e akullta alpine të Francës në një nga skenat ikonë të rally-t.
Një etapë spektakolare rrugore në qendër të Monte Carlos të shtunën në mbrëmje sjell më shumë dramë dhe shkëlqim në një fundjavë kërkuese.
Është fillimi i një kalendari që ndërthur gara në dëborë, zhavorr dhe asfalt – përfshirë rikthimet në Ishujt Kanarie dhe Paraguaj pas prezantimit të tyre gjatë këtij viti.
Përpara mbylljes në terrenin mbi shkretëtirën e Arabisë Saudite nga 11 – 14 Nëntor.
Në historinë e kompeticionit, “WRC” ka garuar në 39 shtete.
Veçanërisht, gjysma e parë e vitit sjell një miks sipërfaqesh.
Garat në asfalt në Kroaci, Ishujt Kanarie dhe Japoni plotësojnë dëborën e Suedisë dhe garat mbi zhavorr në Kenia dhe Portugali, duke siguruar diversitet që në fillim të sezonit.
Vendimi për të zhvendosur “Rally Japan” në një datë të Majit sjell një përfitim të rëndësishëm sportiv.
Duke ndërprerë atë që ndryshe do të ishte një varg i gjatë garash në zhavorr, kjo lëvizje ndihmon të kufizojë efektin e pastrimit të rrugës për liderët e kampionatit.
Gjithashtu duke forcuar angazhimin e “WRC” për kushte më të drejta dhe konkurruese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



