Nga Gazeta ‘SI’ – Blerjet online me anë të një karte bankare nuk ‘i frikësojnë’ më shqiptarët.
Banka e Shqipërisë raporton se nga muaji korrik në shtator, shqiptarët qarkulluan 700 mld lekë online, në atë që njihet si ‘home banking, pra blerje nga shtëpia apo kudo me anë të internetit. Kjo është një shifër rekord me rritje 3% nga tremujori paraardhës.
Për të njëjtën periudhë u regjistruan rreth 3 mln transaksione.
Sipas Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit, 40% e shqiptarëve pranojnë se kanë bërë një blerje online, produkt ose shërbim.89% e këtyre blerjeve ka qenë veshje ose aksesore, ndërsa shërbimet e dërgimit të ushqimit në shtëpi rreth 40%.
Gjatë të njëjtit tremujor janë regjistruar më shumë se 6.7 mln transaksione nga terminalet POS, pra pagesa me kartë, duke treguar po ashtu një trend rritës.
Ndonëse shifrat janë optimiste, Shqipëria mbetet fanatike e parasë cash, e njohur në të gjithë botën si e tillë. Indeksi europian, që mat përhapjen e parasë së thatë në botë, e rendit Shqipërinë në vendin e katërt nga 100 shtete, me një përdorim të cash-it në masën 90%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



