Nga Gazeta ‘SI’ – Aksidentet rrugore kanë shënuar një rritje gjatë tetorit, duke shkaktuar edhe më shumë të lënduar. Në tetor raportohen 116 aksidente me 164 të lënduar ku përfshihen edhe të vdekurit ndërsa në shtator janë regjistruar 102 aksidente me 135 të lënduar.
Shifrat tregojnë se pjesa më e madhe e ngjarjeve rrugore lidhen me sjelljen e drejtuesve të mjeteve, 81%, ndërsa në më pak raste arsye bëhen edhe këmbësorët. Grupmosha që rezulton të jetë më shpesh e përfshirë në aksidente është ajo 24–35 vjeç që përbën 26% të aksidenteve totale.
Në tetor, dita e premte rezulton të ketë pasur numrin më të lartë të ngjarjeve, me 19.8%, ndërsa dita e martë ka shënuar nivelin më të ulët, me vetëm 8.6% të aksidenteve.
INSTAT shton se intervali kohor me frekuencën më të lartë të aksidenteve është ai 08:00 – 12:00, që përbën 25% të ngjarjeve rrugore të regjistruara gjatë muajit tetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



