Motosport

MotoGP nderoi më të mirët e sezonit në Valencia

Nga Gazeta Si – Kampionë, fitues dhe “Daddy Yankee” – Valencia priti një mbrëmje plot yje të dielën e kaluar.

Ceremonia e Çmimeve “MotoGP™ 2025” u zhvillua në “Circuit Ricardo Tormo”, duke celebruar për herë të parë, fundin e sezonit pranë pistës.

Kampionët e këtij sezoni morën medaljet e tyre, dhe Marc Márquez (Ducati Lenovo Team) u ngjit në skenë për të festuar rikthimin më të madh në historinë e sportit – duke ngritur “Tower of Champions” me dizajn të ri.

Tre më të mirët nga çdo kategori – “MotoGP”™, “Moto2”™ dhe “Moto3”™ – dolën në skenë, përfshi edhe kampionin brazilian në “Moto2”™, Diogo Moreira.

Debutuesit më të spikatur të të gjitha cilindratave u vlerësuan gjithashtu në Valencia, së bashku me kampionët e konstruktorëve, dhe shumë të tjerë.

“MotoGP”™ mbylli një vit rekord garash në fund të raundit të 22 përpara një audience të zgjedhur – dhe më pas mirëpriti një të ftuar të veçantë.

Në fund të ceremonisë, “Daddy Yankee” dhuroi një performancë fantastike teksa “MotoGP” mbylli kapitullin e rradhës në mënyrën më të përshtatshme, pak para nisjes së vitit 2026 me testet e rradhës në Valencia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë