Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar të pandehurit Aldo Avdylaj përfundimin e hetimeve, ndërsa Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen “Revanshi” për të cilën janë marrë të pandehur 14 persona.
Operacioni “Revanshi” goditi 7 grupe kriminale të cilat bashkëpunonin me njëra tjetrën për të eleminuar fizikisht Durim Bamin, një personazh të njohur të botës së krimit në Fushë Krujë. Aldo Avdylaj në këtë dosje akuzohet për vrasje me paramendim dhe organizatë kriminale.
37-vjeçari, pjesëtar i grupit kriminal të Avdylajve në zonën e Shijakut, u arrestua më 14 tetor të këtij viti teksa fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë. Atij iu gjet një pistoletë të cilën e mbante poshtë jastëkut.
Avdylaj akuzohet gjithashtu edhe për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, si dhe për bashkëpunim me Aleksandër Lahon “Rrumin e Shijakut” për tjetërsim pronash.
Sipas SPAK, Avdyli ishte drejtues dhe koordinator i grupit kriminal, ndihmës në krim ishte Enea Kume, ndësa ekzekutor Alfred Doka. Vrasja e Bregut thotë SPAK u krye me porosi të Astrit Avdylit në shenjë hakmarrjeje, pasi më herët viktima kishte tentuar të vriste nipin e tij Aldo Avdylin.
Në lidhje me këtë çështje, Aldo Avdyli akuzohet për “vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, “kryerje të veprave nga organizata kriminale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



