Drejtësia

Masakra e Lushnjës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin përjetë për dy autorët

Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshi duke lënë në fuqi burgimin e përjetshëm për masakrën e ashtuquajtur të Lushnjës me dy viktima dhe dy të plagosur në vitin 2017.

Bilbili dhe Kaloshi vepruan me Laert Haxhiun që njihet si kreu i grupit akuzohen si autor të masakrës së Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe të plagosur Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe avokati i të dënuarve Detar Hysi.

“Gjykata e Lartë nuk ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin shkaqet e rekursit të parashtruara nga ana jonë duke i dhënë këtij procesi nuanca privatizimi. Gjykata e Lartë ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare, sigurinë e jetës dhe sigurinë e pronës”

Ndërkohë për këtë ngjarje është dënuar përjetë edhe Laert Haxhiu në dy shkallë të gjyqësorit, ndërsa rekursi i mbrojtjes së tij në Gjykatën e Lartë është në pritje për t’u shqyrtuar.

Lidhur me aktivitetin e këtij grupi kriminal, Artan Tafani i cili u kap pas grabitjes së një pike financiare në Astir, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbardhur të paktën 6 ngjarje kriminale, ku Laert Haxhiu, sipas tij, ishte organizator, pjesmarrës ose porositës deklarime që çuan në goditjen e grupit të Haxhiut.

Ai akuzohet për të paktën 14 vepra penale, të kryera në bashkëpunim, nga të cilat disa prej tyre kanë rezultuar në viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë