Drejtësia

Vrau 2 persona pas sherrit për aksidentin në ’97, kërkohet 25 vite burg për ish-policin

Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg ndaj Tomor Çelës, ish-policit i cili në vitin 1997 vrau dy persona pas një aksidenti automobilistik dhe që u ekstradua nga SHBA tre vite më parë.

Çela, më 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” së bashku me vëllain e tij ka qëlluar me armë zjarri automati ndaj viktimave, Ledian Hoxha dhe Elton Dani.

Gjatë hetimit të parë për ngjarjen, nuk ishte përcaktuar shkaku i vrasjes së dy personave. Pas hetimeve të tjera, ëhtë mësuar se 3 ditë para ngjarjes së rëndë kishte bërë aksident me viktimat dhe për pasojë ishin dëmtuar të dy automjetet e tyre.

Pas aksidentit, ish-polici është konfliktuar me viktimat pasi nuk binin dakord për dëmet e shkaktuara. Çela gjatë procesit gjyqësor nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për krimin që ka kryer në moshë të re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë