Gazeta Si – Gjykata e Posaçme shtyu për më 27 nëntor seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, në gjykimin ndaj tij për çështjen e “Sterilizimit”.
Beqaj ishte i pranishëm në sallë, por dy avokatët e tij mbrojtës kishin lajmëruar gjykatën se ndodheshin në gjykime të tjera.
Mungesa e avokatëve u bë shkak për ndërprerjen e seancës, por edhe për mosleximim e një deklarimi nga ish-ministri, që tha se bëhej fjalë në të për tre ngjarje të ndodhura javën e shkuar.
Beqaj gjykohet i vetëm në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



