Drejtësia

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga procesi i dosjes ‘Gërdeci’

Gazeta – Iena Gjoka, ka kërkuar largimin nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, duke pretenduar se, ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake.

Një ditë më parë, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së, Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi, ku mes të pandehurve është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar.

Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim.

E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit që kërkoi përjashtimin e saj, por për shkaqe të tjera, që u rrëzua nga gjyqtarja e posaçme Etleva Deda.

Seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve.

Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për “shpërdoim detyre” në bashkëpunim dhe “shpërdorim detyre në kuadrin komandues ushtarak”.

Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëvë në Gërdec më 15 mars 2008, shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë