Nga Gazeta ‘Si’- Në ditën e tij të tretë të dëshmisë në Hagë, Christopher Hill, tha se Hashim Thaçi nuk e drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
I dërguari i posaçëm i SHBA në Kosovë gjatë kohës së luftës, tha se UÇK-ja nuk kishte strukturë me organizim hierarkik.
Kur Trupi gjykues e pyeti Hillin se kush ishte përgjegjës në UÇK, ai tha se ky ishte problemi, pasi amerikanët nuk gjenin një pikë kontakti të konfirmuar për të cilin mund të komunikonin për të ardhmen.
“Adem Demaçi fliste për rolin e tij në UÇK, por askush nuk na e konfirmoi këtë. Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti me të cilin mund të komunikonim për të ardhmen. Pavarësia e Kosovës ishte më shumë slogan. Të gjithë thoshin ky ishte qëllimi”, shtoi ai.
Ai shtoi se nuk e dinte se kush lëshonte komunikatat e UÇK-së, ku përmendeshin edhe emra të udhëheqësve, andaj theksoi se nuk e dinte nëse kjo organizatë kishte një strukturë.
“Nuk mund t’i përdornim komunikatat për të përcaktuar një strukturë bazë hierarkike”, tha ai.
Hill u pyet për drejtorinë politike të UÇK-së dhe tha se kishte mësuar se Thaçi ishte pjesë e këtij organi, por nuk e dinte se kush tjetër ishte pjesë e saj.
“Kishte shumë persona, që nuk ishin në Qeveri, apo në agjenci të tjera amerikane që përpiqeshin të mësonin se kush e udhëhiqte UÇK. Kur dilnin emra të rinj, ne interesoheshim. Një prej këtyre emrave ishte drejtori publik. Por ne duhej ta komunikonim këtë person”, tha ai.
Ai tha se s’kishte dëgjuar që drejtoria politike ishte pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së apo “që drejtonte ndonjë gjë”.
“Supozimi ynë ishte që shtabi i përgjithshëm ishte më shumë organ ushtarak dhe përbëhej nga komandantë lokalë që ishin bashkuar në një moment dhe drejtoria politike ishte më shumë organi që merrej me botën e jashtme”, tha ai.
Sipas tij, personat brenda drejtorisë politike po tentonin të konsolidonin pozicionin e tyre, por nuk kishte një strukturë komanduese.
“Ideja që drejtoria kishte ndonjë rol brenda shtabit ishte diçka që personat brenda drejtorisë, përfshirë Demaçin ishte përpjekje për të treguar se ne jemi përgjegjës”, tha ai.
“Dhe fakti që s’mund të gjenim një person që fliste në emër të të tjerëve, i konfirmoi dyshimet tona”.
Ai tha se shkoi në Shqipëri për t’u takuar me Xhavit Halitin pasi disa persona në Qeverinë amerikane besonin se ai ishte personi përgjegjës, duke shtuar se edhe udhëtimet brenda Kosovës u bënë me qëllim që të gjendej personi që mund të fliste në emër të UÇK-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



