Drejtësia

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli refuzon kërkesën e Gjon Shkambit

Gazeta Si – Gjykatae Apelit Tiranë, ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia. Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar mga Shkalla e Parë.

Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin Kalaja, sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie në Shkodër.

Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Një ditë më parë, Shkambi ndau një letër nga qelia, ku shprehte pendesë për krimin, ndërsa rrëfente kalvarin që ka kaluar në polici, prokurori e gjykata për të marrë pronën që pretendonte se e kishte të trashëguar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë