Motosport

F1 në Interlagos – Norris niset i pari në Sprint

Nga Gazeta Si – Lando Norris zhvilloi një xhiro mbresëlënëse për të siguruar “pole position” gjatë “Provave Zyrtare Sprint” në “Çmimin e Madh të Sao Paulos”, ku britaniku la pas Kimi Antonelli-n e Mercedes dhe shokun e tij të skuadrës, Oscar Piastri-n.

Pas vendosjes së një kohe standarde me xhiron e parë në sesionin e 3 kualifikues, Norris u përmirësua edhe më tej me kohën 1’09”243.

Antonelli ishte ndjekësi më i afërt, vetëm 0.097 sekonda pas tij, duke siguruar vendin e 2 në vijën e parë të nisjes.

Megjithëse tregoi ritëm të mirë të premten, Piastri u detyrua të kënaqej me vendin e 3, ndërsa George Russell i shtoi një ditë pozitive Mercedes-it me vendin e 4.

Rradha e nisjes në Sprint-in e së shtunës

Aston Martin pati gjithashtu një paraqitje pozitive në Interlagos. Fernando Alonso u rendit i 5, përpara Lance Stroll, i cili përfundoi i 7.

Mes tyre u pozicionua Max Verstappen, që nuk e fshehu zhgënjimin pas kalimit të vijës së finishit.

Charles Leclerc siguroi vendin e 8 për Ferrari-n, ndërsa Isack Hadjar (Racing Bulls) dhe Nico Hulkenberg (Kick Sauber) plotësuan dhjetëshen më të mirë.

Eventi Sprint do të zhvillohet të shtunën në orën 15:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë