Ngjarje

Pamjet/ Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

Nga Gazeta ‘SI’ – Nën tingujt e këngës “I Did it my Way” e Frank Sinatra-s e me karafila të bardhë, u përcoll për në banesën e fundit, ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano.

Nano do të prehet në varrezat e Sharrës.

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në nder të figurës së ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana Nano, bashkëshortja e Fatos Nanos.

Ceremonia u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ku mijëra qytetarë shkuan për të nderuar të ndjerin Nano. Ish-lideri socialist vdiq të premten e 31 tetorit pas një beteje të gjatë me një sëmundje që i kishte prekur rrugët e frymëmarrjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë