Ngjarje

2 nëntori ditë zie kombëtare/ Homazhet për Fatos Nanon, të dielën te Pallati i Kongreseve

Nga Gazeta ‘SI’ – Të dielën, më dy nëntor do të mbahen homazhet në nderim të ish-liderit socialist Fatos Nano, i cili u nda nga jeta sot në moshën 73-vjeçare.

Homazhet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve ndërsa qeveria ka vendosur që ta shpallë 2 nëntorin e të dielës ditë zie kombëtare.

Ish-kryeministri Nano, prej disa kohësh ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit.

Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë