Drejtësia

Tjetërsim pronash/ Apeli i GJKKO lë në burg Rrumin e Shijakut dhe vëllain e deputetit socialist

Nga Gazeta ‘Si’- Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi”.

E njëjta masë sigurie u la në fuqi edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, dhe shtetasin Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsimin e tokave në Gjirin e Lalzit.

Para Apelit të GJKKO-së doli edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa “arrest me burg”, i cili dyshohet si i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë