Drejtësia

Në kërkim ndërkombëtar për dhunë në familje, arrestohet 58-vjeçari në Malësi të Madhe

Nga Gazeta Si- Një 58-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Malësi të Madhe.

Frederik Nacaj, banues në fshatin Vermosh është dënuar nga autoritetet italiane për veprën penale “Dhuna në familje”.

58-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë