Motosport

Fakte dhe statistika nga ‘Mexico City GP’ në F1

Nga Gazeta Si – Lando Norris nuk bëri asnjë gabim në fundjavën meksikane dhe piloti i McLaren u shpërblye me vendin e parë në klasifikimin e pilotëve.

Fitorja e tij gjeneroi shifra dhe statistika fantastike në “Autodromo Hermanos Rodriguez”.

– Nico Hulkenberg nuk u klasifikua për të parën herë këtë sezon (ai nuk startoi në Itali dhe u skualifikua në Bahrein).

– Fitorja e Norris me 30.324 sekonda nga vendi i dytë ishte me diferencën më të madhe prej Hungarisë në vitin 2023 kur Max Verstappen fitoi me 33.731 sekonda nga i dyti.

-Norris rimori kryesimin e klasifikimit, 189 ditë pasi e humbi atë në “Saudi Arabian Grand Prix”.

-Ishte fitorja e parë e McLaren në Meksikë që nga viti 1989 kur fitonte Ayrton Senna.

-Ishte fitorja 6 për Norris këtë sezon, një më pak se Oscar Piastri (7).

-Me vendin e 2 për Ferrari-n, Charles Leclerc realizoi podiumin e dytë rradhazi që prej Monako-Spanjë.

-Për Leclerc ishte podiumi i 3 rradhazi në “Mexico City”.

Max Verstappen

-Ferrari plotësoi një vit pa asnjë “Grand Prix” të fituar.

-Leclerc nuk ka asnjë fitore për të 4 sezon ndër 7 që ai ka te Ferrari.

-Ferrari rimori vendin e 2 në Klasifikimin e Konstruktorëve nga Mercedes.

-Verstappen në vendin e 3 për Red Bull ishte podiumi i parë pa fitore në Meksikë that (holandezi ka fituar 5 herë aty).

-Ishte podiumi i 6 rradhazi për Verstappen që ishte ngjitur vetëm 5 herë në podium në 14 “Grands Prix” pararendës.

-Oliver Bearman në vendin e 4 barazoi rezultatin më të mirë që Haas ka arritur në kampionatin e konstruktorëve (Romain Grosjean në “2018 Austrian Grand Prix”).

-Përpara Meksikës, Bearman nuk kishte kompletuar asnjëherë më pare një xhiro në top6.

-Haas ka kompletuar vetëm 30 xhiro në një pozicion për podium në tërë historinë e saj.

-Koha e Bearman prej 2.3 sekondash në “pit stop” ishte më e shpejta që Haas vendosi këtë sezon.

Mercedes

-Bearman fitoi 5 pozicione në Klasifikimin e pilotëve.

-Vendi i 5 ishte klasifikimi më i mirë për Piastri-n në Meksikë.

-Piastri mbeti 1 pikë pas në Klasifikimin e Pilotëve.

-Në vendin e 6, Kimi Antonelli mundi shokun e skuadrës te Mercedes, George Russell, për të parën herë këtë sezon.

-Vendi i 7 ishte klasifikimi më i dobët për Russell që prej vitit 2022 në Meksikë.

-Lewis Hamilton në vendin e 8 për Ferrari-n ishte më i dobëti në Meksikë që prej vitit 2018.

-Esteban Ocon shtoi pikë të rëndësishme me vendin e 9 për Haas që kaloi Kick Sauber për konstruktorët.

-Gabriel Bortoleto e dërgoi Kick Sauber në vendin e 10. Përfundimi i 5 për të në zonën e pikëve për vitin 2025.

-Aston Martin dhe Fernando Alonso nuk e përfunduan garën për të 3 sezon rradhazi në Meksikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë