Nga Gazeta Si – Lando Norris shndërroi “pole position”-in në një fitore spektakolare në “Mexico City GP”, që i dha pilotit të McLaren-it edhe kreun e renditjes në Kampionatin e pilotëve.
Norris arriti një fitore dominuese nga fillimi deri në fund në “Autodromo Hermanos Rodriguez”, duke u bërë “Leader”-i i ri i kampionatit me vetëm një pikë më shumë, pasi triumfoi ndaj Charles Leclerc dhe Max Verstappen në një garë plot zhvillime.
Britaniku bëri një nisje të shkëlqyer në një start kaotik, ku 4 makina luftuan për kreun në kthesën e parë, ndërsa disa disa të tjera dolën jashtë pistës.

Megjithatë, Norris mbajti pozicionin e tij dhe ndërtoi shpejt një avantazh në krye, i cili nuk u rrezikua gjatë gjithë garës, duke e kaluar vijën e finishit me një diferencë të jashtëzakonshme prej 30.324 sekondash.
Finalja e garës ishte dramatike kur Verstappen provoi ti merrte Leclerc vendin e dytë, por piloti i Ferrari-t arriti të mbante pozicionin me vetëm 0.725 sekonda epërsi, duke detyruar pilotin e Red Bull-it të kënaqej me vendin e tretë.
Pas tyre, një paraqitje mbresëlënëse nga Ollie Bearman me Haas që i dha britanikut vendin e katërt (rendija më e mirë në karrierë), pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Oscar Piastri dhe McLaren.

Vendi i pestë i Piastri-t do të thotë që australiani (edhe pse vetëm me një pikë diferencë) humbet kreun e kampionatit ndaj shokut të tij të skuadrës.
Kimi Antonelli zuri vendin e gjashtë, përpara makinës tjetër të “Silver Arrows”, të George Russell-it, ndërsa Lewis Hamilton përfundoi në vendin e 8 për Ferrari-n, në një ditë ku 7 herë kampioni i Botës mori një penalitet prej 10 sekondash për daljen jashtë pistës dhe fitimin e disapozicioneve gjatë duelit me Verstappen.
Esteban Ocon shtoi pikë të vlefshme për Haas me vendin e 9, ndërsa Gabriel Bortoleto i Kick Sauber siguroi pikën e fundit në garën që e përfundoi në vendin e 10.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



