Një ngjarje aksidentale gjatë orarit të punës i ka marrë jetën një 35-vjeçari nga Patosi.
Sipas policisë së Fierit mësohet se rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 Rroskovec, ka rënë nga shtylla ku po punonte dhe ka gjetur vdekjen shtetasi Gentian Dervishi, 35 vjeç, punonjës i një firme kabllore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka qenë duke punuar dhe ka rënë për shkak të tensionit të lartë të energjisë elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.