Nga Gazeta Si – Një fitore në “Sprint”, vendosje “pole position” dhe dominim i “Grand Prix” – numrat duken thjeshtë perfektë për Red Bull dhe Max Verstappen në Austin.
Por nuk duhet të mjaftohemi me kaq, ka shumë statistika dhe fakte interesante për atë që ndodhi në “Circuit of The Americas”.
- Verstappen u bë piloti i parë që fiton 7 “Grands Prix” në Shtetet e Bashkuara (4 në Austin, 2 në Miami, 1 në Las Vegas).
- Verstappen fitoi 119 nga 133 pikët e mundshme në 5 “Grand Prix” e fundit.
- Verstappen u rendit 1’12” pas fituesit në Hungari, vetëm 6 gara më parë.
- Verstappen është 40 pikë larg vendit të parë. Defiçit që ishte 104 pikë vetëm 4 gara më parë.
- Kjo ishte gara e 5 rradhazi që u fitua nga “pole position” këtë sezon ku piloti fitues kryesoi në 281 nga 294 xhiro.
- Verstappen ka 122 podiume në karrierë duke barazuar Sebastian Vettel në vendin e 3 të të gjitha kohërave.
- Ky ishte podiumi i 5 rradhazi për Verstappen (ai u ngjit 5 herë në podium në 14 garat e para të këtij viti).
- Vendi i 2 për Lando Norris ishte podiumi i 15 për pilotin e McLaren këtë sezon, më shumë se çdo pilot tjetër.
- Norris reduktoi defiçitin ndaj Oscar Piastri-t në 14 pikë.
- Charles Leclerc – në vendin e 3 për Ferrari’n – kompletoi një vit të plotë pa fitore (fitorja e fundit ishte në Austin 2024).
- Ishte podiumi i parë i Ferrari-t në 6 “Grands Prix” e fundit.
- Leclerc është piloti me renditjen më të mirë por pa asnjë fitore këë sezon (i 5-ti).
- Lewis Hamilton u rendit i 4 duke arritur 19 gara pa një podium për Ferrari-n (rekord i ri për skuadrën).
- Hamilton u rendit i 4 në një “Grand Prix” për të 4 herë këtë sezon.
- Hamilton nuk ka rregjistruar asnjëherë më pak se 5 podiume në një sezon në F1 (ai ka zero podiume në 2025).
- Piastri u rendit në vendin e 5 duke mos përfunduar në podium në 3 “Grands Prix” e fundit (22 pikë të grumbulluara).
- George Russell dhe Mercedes u renditën në vendin e 6 – i njëjti pozicion që ai zuri kur u nis nga “pit lane” në garën e vitit 2024.
- Yuki Tsunoda në vendin e 7 për Red Bull ishte rezultati i tij më i mirë në “Circuit of The Americas”.
- Tsunoda grumbulloi 16 pikë në 3 garat e fundit (ai grumbulloi vetëm 12 pikë në 16 garat paraardhëse).
- Nico Hulkenberg në vendin e 8 për Kick Sauber hyri për të parën herë në zonën e pikëve pas Silverstone.
- Hulkenberg u ngjit në vendin e 9 në Klasifikimin e Pilotëve (duke barazuar rekordin e tij).
- Hulkenberg u rendit i 8 në Austin për të dytin sezon rradhazi.
- Ishte rezultati më i mirë për Sauber në Austin që prej vendit të 6 që Hulkenberg zuri në vitin 2013. I vetmi sezon me skuadrën më herët.
- Me vendin e 9, Oliver Bearman mori pikë në shtëpinë e Haas për të dytin vit rradhazi.
- Bearman u rendit në vendin e 9 për të dytin “Grands Prix” rradhazi këtë sezon.
- Fernando Alonso në vendin e 10 për Aston Martin mori pikë në garën e 8 këtë vit.
- Me vendin e 11, Liam Lawson i Racing Bulls mbylli të dytën garë rradhazi pa pikë (pas 5 garave rradhazi në zonën e pikëve).
- Mercedes dhe Kimi Antonelli (vendi i 13) vendosën xhiron më të shpejtë për të 3 herë këtë sezon.
- Carlos Sainz në bordin e Williams ishte piloti i vetëm që u tërhoq pas vendit të 3 në Sprint.
- Me vendin e 15 të Alex Albon, Williams nuk mori pikë për të parën herë nga Hungaria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



