Nga Gazeta Si- Michele D’Angelo, profesor i biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s, i cili ndodhej në burg në Shqipëri që nga gushti i kaluar, u kthye në Itali mbrëmë.
Ai u nis nga Tirana rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme me partneren e tij Vanessa Castelli dhe zbarkoi në aeroportin e Fiumicino-s pak pas mesnatës, përpara se të mbërrinte në L’Aquila.
Media italiane ANSA shkruan se autoritetet italiane dhe ato shqiptare heshtën për transferimin deri në fund. Profesori, i liruar me kusht pas 75 ditësh në burg, do të duhet vetëm të nënshkruajë një dokument formal.
“Michele është shumë i mërzitur, por mund të themi se një makth ka mbaruar; tani mund të marrim frymë”, tha Castelli, e cila ka ndjekur çdo hap të procesit në muajt e fundit.
D’Angelo u arrestua më 8 gusht pas një aksidenti në autostradën Levan-Fier ku mbeti i vdekur një adoleshent. Sipas mbrojtjes, Lancia Ypsilon e tij ishte goditur nga një Mercedes që ecte me shpejtësi të lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



