Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka për lirimin nga burgu me pretendimin se kishte kaluar afati i paraburgimit 3-vjeçar për inceneratorin e Fierit.
Vendimi është marrë nga gjyqtari i posaçëm, Erjon Bani. Lefter Koka mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.
Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet të mbajë kontante me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryerjë vepra të tjera penale.
Ish-ministri i Mjedisit është dënuar në Shkallë të Parë me 6.8 vite burg për inceneratorin e Fierit, ndërsa për atë të Tiranës është dënuar me 2 vite. Megjithatë, asnjë nga vendimet nuk ka marrë formë të prerë në Apelin e Posaçëm.
Më 25 shtator 2023, Shkalla e Parë po ashtu ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, ndërsa 10 të pandehur të tjerë morën dënime të ndryshme. Për këtë dosje u shpallën të pafajshëm 3 të pandehur.
Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën në dhjetor 2022. Sipas SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
Të gjithë të akuzuarit mohuan akuzat e SPAK dhe kërkuan pafajësi në të dyja shkallët e gjyqësorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



