Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shiste produkte bujqësore të skaduara.
Në magazinën e tij, në Fushë Krujë, u gjet një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore të cilave ai iu ka shtyrë afatin e skadencës, duke iu vendosur etiketa të reja.
E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnje iu ka shtyrë afatin e skadencës, me 1 vit më shumë se ai i miratuari nga Ministria e Bujqësisë.
“Gjatë kontrollit të kryer në magazinën e tij u konstatua një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore, me afat përdorimi 2 vjet nga viti i prodhimit, të cilave iu kishte vendosur etiketa që përcaktonin afat përdorimi 3 vjet nga data e prodhimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



