Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, që e kthente për rigjykim dosjen e inceneratorit të Fierit në Shkallën e Parë.
Në njoftim, thuhet se Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes po në Apel, por vendimi i GJKKO të shqyrtohet me tjëtër trupë gjykuese.
Pala e prokurorëve dhe të pandehurit nuk u dakordësuan me vendimin që u dha në 19 dhjetor të vitit 2024 nga treshja e gjyqtarëve Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Dhimitër Lara, prandaj iu drejtuan me rekurs GJL.
Në shtator të vitit 2023 , Gjykata e Posaçme dënoi ish ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe personat e tjerë të pandehur në këtë dosje. Ata ankimuan vendimin në Apel dhe kjo gjykatë vendosi ta rikthejë edhe njëherë çështjen në GJKKO për rigjykim me tjetër trupë gjykuese.
“Prishjen e vendimit nr. 55 (87-2024-383), datë 19.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, thuhet në vendim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



