Drejtësia

Dosja Veliaj/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO, munguan avokatët

Nga Gazeta ‘Si’- Shtyhet sërish seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Shkak u bë bojkoti i seancave gjyqësore nga avoktët që erdhi pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami. Seanca e radhës u caktua në datë 28 tetor ora 10.00.

Avokatët njoftuan 5 ditë bojkot deri të premten, pas arrestimit të avokatit Ulian Barjamit për kërcënim të prokurorit Gjergji Ceka gjatë një seance në gjykatën e Elbasanit. 

Barjami u lirua pasditen e djeshme dhe nuk dihet nëse avokatët mund t’i rikthehen punës apo të vijojnë me bojkotin deri të premten.

Edhe seanca e kaluar u shty për shkak të bojkotit të avokatëve pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Për dosjen Veliaj, përveç kryebashkiakut të Tiranës, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, janë marrë të pandehur janë edhe 28 persona dhe shoqëri, përfshirë ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka. 

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe Xoxa përballet me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë